Zinedine Zidane ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid-19.
Kështu, ai është larguar nga izolimi dhe është kthyer në stërvitje të martën dhe ka nisur përgatitjet për sfidën me Huescan.
Kjo ndeshje vjen pas humbjes befasuese në shtëpi nga Levante, çka bëri që Reali të zbresë në vendin e tretë në renditjen e La Ligës me 40 pikë, aq sa tani ka edhe Barcelona., raporton Express.
Lajmi tjetër i mirë për Realin është rikthimi i të dëmtuarve.
Sergio Ramos, Fede Valverde, Rodrygo dhe Lucas Vasquez, janë gjithnjë e më afër rikuperimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.