Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se të gjitha pyetjet në lidhje me inkuadrimin e klubit madrilen në Superligën Evropiane, duhet t’i adresohen vetëm një personi, kryetarit Florentino Perez.
Në konferencën për shtyp të mbajtur të martën, në prag të ndeshjes me Cadizin që Reali e luan të mërkurën, Zidane i ka refuzuar të gjitha pyetjet në lidhje me Superligën Evropiane.
“Këto pyetje janë vetëm për një person, presidentin Florentino Perez”, është shprehur Zidane.
“Unë jam këtu për ndeshjen. Të gjithë kanë mendimin e tyre por unë nuk jam këtu të flas për atë çështje. Do të flas vetëm për ndeshjen me Cadizin, kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Pjesa tjetër nuk është puna ime. Unë jam vetëm trajner dhe e dua punën time”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.