×
  • Sport
  • Sport

    Zidane zbulon arsyen pse e vendosi titullar djalin e vet para Navas

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 10:17

    Pasi i habiti shumë persona duke i vendosur djalin e vet, Luca, në formacionin startues kundër Huescas të dielën mbrëma, trajneri i real Madridit Zinedine Zidane ka këmbëngulur se ai ka cilësi për atë rol.


    Edhe pse portieri i ri i pranoi dy gola, ato nuk ishin të mjaftueshme për skuadrën e fundit në La Liga të triumfoi, pasi Reali fitoi 3:2 falë një goli të vonshëm të Karim Benzemas.

    Pas ndeshjes, Zidane këmbënguli se Luca e kishte merituar vendin si titullar në portën e Los Blancos dhe tha se është i kënaqur me paraqitjen e tij.

    “Jam i lumtur për të sepse ishte debutimi i tij në Bernabeu, por Luca është i fortë për të qenë portieri i tretë”, tha Zidane.

    “Thibaut nuk ishte i gatshëm, ndërsa Keylor Navasin deshëm ta pushonim pasi ka luajtur me Kombëtaren e tij”, shtoi ai.

    “Luca ka qenë në kategoritë e ulëta të Real Madridit për 16 vite, por ai ka cilësi dhe personalitet”, theksoi Zizu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!