Legjenda e futbollit francez dëshiron të rikthehet shpejt në aksion dhe është i hapur për oferta.
Kanë kaluar tre vjet e gjysmë që kur Zinedine Zidane u largua nga pankina e Real Madridit, dhe nga ajo kohë nuk ka drejtuar asnjë skuadër.
Disa herë pas kësaj, është raportuar se Zidane mund të rikthehet përsëri te Real Madridi, derisa ka pasur zëra se ai do të marr drejtimin e kombëtares franceze.
Me Carlo Ancelottin që pritet të largohet në fund të sezonint, Zizou do të dëshironte një rikthim në ”Santiago Bernabeu” por duket se kjo nuk është reciproke me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, i cili e preferon Xavi Alonson.
Ndërkohë gazeta spanjolle “AS” raporton se e ardhmja e Zinedine Zidane lidhet me kombëtaren franceze, dh ky është objektivi kryesor i tij dhe arsyeja që ai u ka thënë jo disa propozimeve në vitet e fundit.
Por gjithçka për të ardhmen e Zidane varet nga ardhmja e Didier Deschamps, i cili ka kontratë Federatën e Futbollit Francez deri në vitin 2026./Indeksonline/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.