Hakim Ziyech thotë se transferimi i tij te Chelsea është një ëndërr e bërë realitet sepse ai gjithmonë ka dashur të luajë në Premier Ligë.
Marokeni filloi të shtunën stërvitjet me klubin e tij të ri, derisa transferimi i tij te londinezët ishte konfirmuar në shkurt për 33.3 milionë funte.
“Kur jeni një djalë i ri, gjithmonë ëndërroni të luani për një klub të madh, në Premierligë sigurisht”, ka thënë Ziyech.
Ai thotë se Lampard ishte një faktor i rëndësishëm për zgjedhjen e tij.
“Ishte i rëndësishëm për vendimin tim. Më pëlqen stili i lojës që ai është duke e përdorur”, u shpreh marokeni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.