×
  • Sport
  • Sport

    Ziyech shpjegon ndikimin që ka pasur koronavirusi në transferimin e tij në Chelsea

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 10:35

    Hakim Ziyech është i bindur se ai akoma do të bëhet lojtar i Chelsea këtë verë, në mes të frikës së lëvizjes së tij nga Ajax mund të ndikohet nga pandemia e koronavirusit.


    Chelsea ra dakord në një marrëveshje 37 milionë euro për Ziyech, ku sulmuesi pritet t’i bashkohet skuadrës së Frank Lampard më 1 korrik, shkruan Reporteri.net.

    Por, holandezi ka frikë se transferi i tij mund të mos realizohet tek Chelsea shkaku i koronavirusit, pasi çmimi i tij mund të ulet.

    Megjithatë, Ziyech beson se transferimi i tij nuk do të ndikohet nga faktor të tjerë.

    “Unë me të vërtetë nuk e kam menduar këtë,” tha anësori për AD.

    “Nënshkrimi im është në kontratë dhe me 1 korrik, unë do të jem lojtar i Chelsea. Unë kurrë nuk kam menduar ndonjë mendim tjetër”, tregoi anësori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!