×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra e fton Pajtim Kasamin në Kombëtare për herë të parë pas 1664 ditëve

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 19:10

    Vladimir Petkovic e ka ftuar Pajtim Kasamin në Kombëtaren e Zvicrës


    Zvicra mbrëmë barazoi 1-1 me Spanjën, por për ndeshjen e radhës kundër Ukrainës ka shumë mungesa, shkruan Reporteri.net

    Nico Elvedi dhe Remo Freuler do të mungojnë shkaku i kartonëve, derisa ëidmer ka dalur pozitiv me Koronavirus.

    Kjo ka bërë që Petkovic ta ftojë Pajtim Kasamin për herë të parë pas 1664 ditëve në Kombëtare e Zvicrës.

    Hera e fundit kur Kasami ishte grumbulluar me Zvicrën ishte më 29 mars 2016 në ndeshjen kundër Bosnies dhe Herzegovinës.

    Zvicra do të luajë me Ukrainën më 17 nëntor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!