×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra e fton super sulmuesin që të gjithë prisnin se do të vinte te Kombëtarja e Kosovës

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 9:55

    Andi Zeqiri me gjasë do të luajë për Zvicrën, pavarësisht interesimit nga Kombëtarja e Kosovës


    Një faqe në Twitter që merret me lajme nga futbolli zviceran, sot ka bërë një postim, ku shkruan se Vladimir Petkovic e ka ftuar Andi Zeqirin në Kombëtaren A të ‘Helvetikëve’, raporton Reporteri.net


    Sulmuesi 20 vjeçar që luan te Laussane së fundi ishte lidhur edhe me një kalim te Baseli, ndërkaq para disa muajve ishte fotografuar me kreun e FFK-së, Agim Ademin.

    Madje në përshkrimin e fotografisë shkruante: A do të jetë surpriza e vitit 2019 apo bomba e 2020?

     

    View this post on Instagram

     

    A do të jetë kjo surpriza e vitit 2019 apo do të jetë ? e 2020?

    A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos) on

    Ademi kishte bërë të ditur se Kosova është e interesuar për Zeqirin.

    “Bujë ka bërë fotografia me Andi Zeqirin, por që ende s’ka asgjë përfundimtare. Kemi interesim edhe për Leon Dajakun dhe Meritan Shabanin, por që nuk ka diçka konkrete,” ka thënë Ademi.

    Kjo fotografi kishte bërë bujë në mediat zvicerane, por babai i futbollistit kishte thënë se ishin takuar me kreun e FFK-së rastësisht në një hotel.

    “Ne e kemi takuar atë rastësisht në një hotel,” kishte deklaruar më parë babai i Andi Zeqirit.

    Ndryshe, Zeqiri ka shkëlqyer te Kombëtarja e U-21 të Zvicrës ku ka shënuar 6 gola në 7 paraqitje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!