Haris Seferovic me një gol dhe Shane Duffy me një autogol e kanë mbajtur Zvicrën në garë për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2020, duke u ndihmuar helvetikëve ta mposhtin 2:0 lideren e Grupit D, Irlandën, me Ricardo Rodriguez që e humbi penalltinë.
Zvicra tani grumbullon 11 pikë, një më pak se Danimarka në pozitën e dytë dhe se Irlanda që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, pas triumfit minimal të martën në Gjenevë.
Kombëtarja helvetike po vinte nga një humbje prej Danimarkës në ndeshjen e fundit dhe i duheshin tri pikë sonte për të mbetur në garë për kualifikim.
Pikërisht këtë edhe e arritën me dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi që luajtën titullarë.
Zvicra e dominoi takimin duke e kontrolluar lojën dhe duke krijuar më shumë se vizitorët.
Seferovic, shënoi një gol fantastik nga largësia për t’i dhënë Zvicrës epërsinë pas një çereku lojë.
Vendasit lëshuan shumë raste për ta dyfishuar epërsinë, përfshirë një mundësi të artë nga penalltia. Por goditja e Rodriguez nga pika e bardhë u prit nga portieri Darren Randolph në minutën e 77-të.
Në minutën e 90+3, Duffy shënoi në portën e vet në tentim për ta larguar topin.
Ndeshjen e ardhshme, Zvicra takohet me Gjeorgjinë, ndërsa Irlanda me Danimarkën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.