Futbolli pothuajse në të gjithë botën është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Shumë skuadra e Federata janë në vështirësi të madhe financiare nga kjo ndalesë.
Lojtarë e Kombëtares së Zvicrës së bashku me trajnerin Petkoviç kanë vendosu të heqin dorë nga një pjesë e kompesimit financiar që duhet të përfitonin nga Federata. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka me shok kanë hequr dorë nga një milionë franga dhe i janë falr federatës në këto momente të vështira ekonomike.
“Në raste si këto ne duam dhe duhet të qëndrojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Lojërat e vështira fitohen së bashku,” tha trajneri Petkoviç.
Stephan Lichtsteiner gjithashtu komentoi: “Me këtë gjest ne kemi dashur të dërgojmë një sinjal solidariteti dhe të demonstrojmë lidhjen tonë në shoqatën e futbollit zviceran”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.