×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra përballet me Serbinë në Nations League, ftohet edhe një shqiptar i ri

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 12:12

    Katër shqiptarë Granit Xhaka, Ardon Jashari, Andi Zeqiri e Albian Hajdari janë ftuar nga trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, për dy ndeshjet e nëntorit.

    Zvicra do t’i luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve kundër Serbisë më 15 nëntor në Letzigrund dhe ndaj Spanjës më 18 nëntor në Tenerife.

    Mesfushori i Leverkusenit, Xhaka, do t’i udhëheqë “helvetikët” si kapiten.

    Listës së Zvicrës i është shtuar edhe një futbollist shqiptar nga Kosova, mbrojtësi Albian Hajdari, i cili më parë ka luajtur me ekipet zinxhirë të Helvetikëve.

    Jashari e Zeqiri po kalojnë formë të mirë në Belgjikë, te Club Brugge respektivisht Standard Liege. E mbrojtësi Hajdari është pikë referente e Luganos këtë sezon.

    Zvicra është e fundit me një pikë në Grupin 4 të Ligës A. Serbia është e treta me katër pikë.

    Spanja i prin tabelës me 10 pikë, derisa Danimarka ka shtatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!