×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Abraham është lojtar i Romës

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 12:19

    Tammy Abraham edhe zyrtarisht është lojtar i Romës.


    Lajmin e ka konfirmuar Roma, por edhe Chelsea përmes faqes zyrtare.

    Abraham i ka kushtuar Romës 40 milionë euro.

    Ai ka nënshkruar kontratë me ekipin e Jose Mourinhos deri më 2026.

    Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Abraham do të fitojë 4 deri 5 milionë euro neto në sezon.

    Chelsea ka vendosur klauzolë të blerjes së lojtarit pas vitit 2023, por nëse e do atëherë, duhet të paguajë 80 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!