×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Albian Ajeti transferohet në West Ham

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 11:05

    Sulmuesi i Baselit me prejardhje kosovare, Albian Ajeti, do ta vazhdojë karrierën e tij në Premierligë, pasi që sot u konfirmua transferimi i tij në West Ham United. Ajeti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për dy vjet të tjera.


    Paraqitjet mbresëlënëse me Baselin gjatë sezonit të kaluar i kanë sjellë lajme të mira Ajetit. Tani ai e ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke e vazhduar karrierën në njërën ndër tri ligat më të famshme të futbollit në botë, Premierligë, shkruan Gazeta Express.

    Shuma për të cilën u transferua Ajeti besohet se është 7 ose 8 milionë funte, apo 7.5 deri në 8.6 milionë euro. Ai shihet si opsion i dytë fillimisht, mirëpo mund t’u bëjë konkurrencë edhe lojtarëve të rregullt në formacionin e parë.

    Ajeti e kishte nisur edhe sezonin e ri, 2019/20, në formë të mirë. Ai, me Baselin, deri më tani i ka zhvilluar tri ndeshje, në të cilat ka kontribuar me dy gola dhe dy asiste. Dy nga këto ndeshje ishin në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa njëra në kuadër të Super Ligës zvicerane.

    https://twitter.com/WestHamUtd

    Transfermarkt e vlerëson Ajetin me 7 milionë euro dhe vlera e tij vetëm ka vazhduar të rritet që kur u transferua nga St. Gallen në Basel, në tetor të vitit 2017, për 1.5 milionë euro.

    Gjatë sezonit të kaluar, Ajeti i bëri gjithsej 43 paraqitje me Baselin në të gjitha garat, në të cilat kontribuoi me 21 gola dhe 11 asiste

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!