Real Madrid dhe Marco Aseniso zyrtarisht kanë ndarë rrugët.
Klubi ‘Mbretëror’ përmes një njoftimi, ka konfirmuar largimin nga skuadra të anësorit spanjoll.
“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur simbolin tonë dhe ngjyrat tona për shtatë sezone. Ai iu bashkua Real Madridit kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka bërë histori si pjesë e një ekipi të përfshirë në një nga epokat tona më të suksesshme. Si madridista nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e ‘Los Blancos’.
Reprezentuesi i Spanjës me Realin, ka fituar 17 trofe te Real Madridi: 3 Kupa Evropiane, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa UEFA, 3 tituj të La Ligës, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.
Asensio është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane, por, siç raportohet, spanjolli do të transferohet tek PSG-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.