×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Ballkani konfirmon se ylli i skuadrës ka nënshkruar kontratë me klubin turk

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 21:05

    Jetmir Topalli ka nënshkruar kontratë me klubin turk, Yeni Malatyaspor


    Yeni Malatyaspor ka siguruar shërbimet e yllit kosovar që u paraqit me shumë sukses edicionin e fundit me skuadrën e Ballkanit, shkruan Reporteri.net

    Klubi i Ballkanit me anë të një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se Topalli para pak minutave ka nënshkruar me Yeni Malatyaspor.

    Më poshtë e keni postimin e plotë të Ballkanit:

    Të dashur tifoz ,

    Saktësisht me datën 01.07.2018 Jetmir Topalli ka zbarkuar në stadiumin e qytetit në Suharekë duke iu bashkangjitur FC Ballkanit të sapo inkuadruar në Superligë, klubit i cili dita ditës po rritej me të po rritej edhe Jetmir Topalli duke shfaqur talentin e tij dhe duke dhuruar aksione të cilat ia ndalonin në çastë frymëmarrjen tifozeve tanë, ndërsa goditjet e tij të fuqishme digjnin oksigjenin në atmosfer.
    Ambineti i zjarrt ne qytetin e Suharekës, organizimi i mirëfillt i klubit ka bërë që Jetmiri sot të jetë shumë i kërkuar duke nënshkruar para pak çastesh me klubin nga Turqia Yeni Malatyaspor.

    Jetmirit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë përzemërsisht për djersën e derdhur në klubin e qytetit tonë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!