×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Ballkani nënshkruan me dy futbollistë

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 16:14

    Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza edhe zyrtarisht janë pjesë e skuadrës së Ballkanit.

    Klubi nga Suhareka sot ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Zekën për dy vitet e ardhshme dhe me portierin Haxhihamza për tri vite.

    Zeka së fundmi ka qenë pjesë e KF Feronikelit, kurse Kenan Haxhihamza ka mbrojtur ngjyrat e SC Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com

    Më poshtë e keni njoftimin e klubit:

    Të dashur tifoz ,

    Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit

    Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza jan ardhja më e re tek FC Ballkani .

    Sot nënshkruam kontratën 2 vjeqare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë.

    Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit ,

    Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit

    Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë.

    Na priftë e mbara Suharekë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!