Bledi Shkëmbi do të jetë trajner i Ballkanit
Klubi nga Suhareka para pak minutash ka njoftuar se trajneri nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi do ta udhëheq skuadrën e Ballkanit, shkruan Reporteri.net
Shkëmbi vjen si pasues i Munishit, i cili u shkarkua para pak ditësh.
Ky është njoftimi i plotë i klubit nga Suhareka:
Mirësevjen Bledi Shkëmbi,
Të dashur tifoz,
Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.
Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .
Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi.
Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.
Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi ?
Na priftë e mbara Suharekë ?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.