×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Zyrtare: Barcelona konfirmon Koemanin si trajner

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 11:47

    Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Ronald Koemain për të nënshkrua kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.


    Skuadra katalunase e shkarkoi trajnerin Quique Setien pas dështimin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

    Barcelona vendosi të bënte revolucion në skuadër, duke e filluar nga trajneri, e që do të pasohet edhe me lojtarët që do të largohen.

    Koeman ishte në të kaluarën lojtar i Barcelonës, ku kujtohet goli i tij i shënuar në Kupën Evropiane në Wembley.

    Blaugranasit do të shpresojnë se me Koemanin do të arrijnë të fitojnë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve që nuk e kanë dërguar në Camp Nou nga vitit 2014.

    Trajneri holandez do të mbajë një konferencë për media pas orës 16:00, duke njoftuar për planet e tij me skuadrën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!