Klubi japonez, Shimizu S-Pulse ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e lojtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, si lojtar i lirë.
Para disa ditësh u lajmërua arritja e marrëveshjes së Kolollit me klubin nga Superliga e Japonisë, ndërsa sot ka ardhur edhe konfirmimi.
Është vet klubi i Shimizu S-Pulse, i cili me anë të faqeve të tyre zyrtare ka konfirmuar transferimin e Kolollit.
“Jemi të kënaqur t’ju informojmë se Benjamin Kololli ka vendosur të bashkohet me një transferim të plotë”.
“Përveç kësaj, Kololli është planifikuar të hyjë në Japoni sot me 23 korrik dhe do të bashkohet me ekipin pas një periudhe karantine prej 14 ditësh, e cila menaxhohet kolektivisht nga J League”, thuhet në njoftim.
Kololli thuhet se ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin japonez, ndërsa së fundmi ishte pjesë e klubit zviceran, Zurich.
FCチューリッヒ(スイス)の #ベンジャミンコロリ 選手が完全移籍にて加入することが内定しました。
プロフィール・本人コメント⬇️https://t.co/L1w09TrTZr#spulse #Benjaminkololli pic.twitter.com/w7U5NUdd8d
— 清水エスパルス公式 (@spulse_official) July 23, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.