×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Buffon refuzon kontratën e re, përfundon aventurën me PSG-në

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 18:15

    Portieri legjendar, Gianluigi Buffon ka ndarë rrugët me klubin ku qëndroi vetëm një vit, Paris Saint-Germain.


    Ish-portieri i Juventusit u transferua verën e kaluar në klubin parisien duke arritur ta fitojë Ligue 1 të Francës, shkruan Reporteri.net

    Ai ka njoftuar largimin nga klubi me anë të një letre që e ka shkruar në gjuhën franceze.

    Buffon ka falënderuar të gjithë parisienët që e mirëpritën atë dhe ka thënë se për të Parisi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

    Klubi i kishte ofruar rinovim edhe për një vit tjetër por Buffon e kishte refuzuar ofertën duke shikuar për mundësi të reja./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!