Federata e Futbollit e Gjermanisë e ka konfirmuar se futbolli në të gjitha garat në Gjermani do të vazhdojë të jetë i pezulluar të paktën deri më 30 prill, shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Pothuajse e gjithë bota është duke u përballur me virusin Covid-19, që ka bërë që të pezullohet pothuajse të gjitha eventet sportive në botë. Deri më tani janë infektuar mbi 800 mijë njerëz dhe kanë vdekur mbi 39 mijë.
Gjermania është ndër vendet më të prekura në Evropë, me 67 mijë njerëz të infektuar dhe 682 të vdekur, dhe kjo ka shtyrë Federatën e Futbollit të Gjermanisë që ta shtyjë rinisjen e kampionateve të paktën deri në maj.
Edhe kampionatet e tjera në Evropë, përveç Premierligës bjelloruse, e kanë ndjekur këtë shembull.
Ende nuk dihet se kur do të mundë të kthehet futbolli, megjithatë nëse kjo do të ndodhë së shpejti, ka më shumë gjasa që ndeshjet të zhvillohen pa tifozë në stadiume.
Në një takim të UEFA-s gjatë këtij muaji u vendos që Kampionati Evropian i supozuar të zhvillohej këtë cerë të shtyhet për verën e vitit 2021, në mënyrë që klubet të kenë kohë ta mbyllin sezoni 2019/20.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.