Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht se Cristiano Giuntoli nuk do të vazhdojë më detyrën e drejtorit sportiv, pas një marrëveshjeje të ndërsjellë për ndërprerjen e kontratës, duke i dhënë fund qëndrimit të tij dyvjeçar te “Zonja e Vjetër”.
“Juventusi dhe Cristiano Giuntoli njoftojnë se kanë rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë për ndërprerjen e kontratës së punës,” thuhej në një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare të klubit.
“Ky vendim u mor bazuar në një vlerësim të përbashkët të perspektivave të së ardhmes dhe prioriteteve reciproke,” përfundon deklarata.
Giuntoli largohet pas dy vitesh në krye të merkatos së Juventusit, periudhë gjatë së cilës klubi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve në të dy sezonet (vendi i tretë në 2023-24 dhe i katërti në 2024-25).
Megjithatë, drejtori ka qenë shpesh në shënjestër të kritikave për zgjedhjet dhe blerjet e tij. Vera e vitit 2024 solli investime të mëdha, përfshirë transferimet e Douglas Luiz nga Aston Villa, Teun Koopmeiners nga Atalanta, Khephren Thuram nga Nice, Nico Gonzalez nga Fiorentina dhe portierit Michele Di Gregorio nga Monza – me një total mbi 200 milionë euro, përfshirë bonuset dhe shtesat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.