Jordi Mestre nuk është më zëvendëspresident i Barcelonës.
Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në klubin katalonas, pas lajmeve se ai është i pakënaqur me shkarkimin e pashmangshëm të drejtorit sportiv Pep Seguras.
E përditshmja spanjolle, Sport, pretendon se drejtuesit e “Blaugranëve” janë më së shumti të shqetësuar për punën e Seguras me ekipin e të rinjve, transmeton lajmi.net.
Mestre ishte ndër të vetmit që ende kishte besim te Segura dhe pasi mësoi për këtë situatë, ai vendosi të japë dorëheqje. Barcelona nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht arsyen prapa largimit të tij.
“Jordi Mestre, deri sot zëvendëspresident me përgjegjësi sportive në klub, e prezantoi sot pasdite dorëheqjen e tij të pakthyeshme”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga Barcelona.
FC Barcelona communiqué
👉 https://t.co/0GnBF1bPwh pic.twitter.com/nrOY5vT74r— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 3, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.