Drita ka ndarë rrugët me sulmuesin Kastriot Rexha, i cili në vitet e fundit, ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor në skuadër.
Rexha ka luajtur në dy periudha me Dritën, duke fituar dy tituj të kampionit me këtë skuadër.
Sulmuesi është jashtë fushave për një kohë pas operimit, ndërsa Drita i kishte ofruar rinovim, gjë që Rexha nuk ishte pajtuar me kushtet e ofruara.
“Klubi jonë, FC DRITA ju njofton që ka ndarë rrugët me sulmuesin, Kastriot Rexha”.
“Rexha ishte ribashkuar me klubin në janar të vitit të kaluar dhe kishte kontratë deri më 30 qershor, 2021”.
“Rexha pas problemeve të vazhdueshme nga lëndimi në gju, nuk arriti të na ndihmoj deri në fund të kampionatit. Për pasojë, pas ndeshjes së xhiros së 28-të iu desh t’i nënshtrohej operimit në gju, për ta përfunduar para kohe kampionatin”.
“Edhe pse lëndimi do ta mbajë Rexhën jashtë fushave për një kohë, ne si klub prapë i ofruam kontratë të re për të vazhduar bashkëpunimin me të, por që lojtari nuk e pranoi ofertën e dhënë nga klubi”.
“Klubi jonë FC DRITA e falënderon Kastron për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë dhe suksese kudo që do të vazhdojë karrierën. Faleminderit Kastro”, thuhet në njoftimin e klubit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.