×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Edhe një tjetër shqiptar nënshkruan me Baselin

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 11:44

    Skuadra zvicerane, Basel ka arritur të nënshkruaj edhe me një tjetër shqiptar.


    Pas Taulant Xhakës, Albian Ajetit dhe Edon Zhegrovës, tani Baseli ka nënshkruar me shqiptarin tjetër, Kemal Ademin, shkruan Reporteri.net

    Futbollisti shqiptar ka qenë pjesë e skuadrës tjetër zvicerane, Xamax. Ai falë paraqitjeve mbresëlënëse zgjoi interesimin e shumë skuadrave.

    Basel u tregua më e shpejtë dhe siguroi shërbimet e tij në një kohë rekorde.

    Detajet e transferimit nuk janë bërë publike ende./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!