Klubeve të futbollit do t’u lejohen t’i bëjnë pesë zëvendësime edhe në sezonin 2020/2021.
Pas rikthimit të futbollit, i cili ishte pezulluar shkaku i COVID-19, FIFA kishte lejuar që gjatë një ndeshje futbolli të bëhen pesë zëvendësime, për të ndihmuar futbollistët për të kaluar sa më lehtë orarin e ndeshjeve të ngjeshura.
Por, FIFA ka vendosur që ky rregull të mbetet në fuqi edhe në sezonin e ri.
Five-substitute option extended into 2021 in response to COVID-19 pandemic
➡️https://t.co/geULA8ZvSn pic.twitter.com/UxSRg6dAvU— FIFA Media (@fifamedia) July 15, 2020
Është në dorën e secilës federatë tani për të vendosur nëse do të pranojnë në ligat e tyre rregullin e pesë zëvendësimeve.
Që prej rifillimit të futbollit, klubet janë duke bërë nga pesë zëvendësime në ndeshje, por të cilat duhet të kryhen në tri raste, duke u lejuar vetëm tri ndërprerje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.