×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Fituesi i Kupës së Botës pensionohet nga futbolli në moshën 29 vjeçare

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 15:08

    Andre Schurrle është pensionuar nga futbolli në moshën 29 vjeçare


    Schurrle së fundi ndërpreu kontratën me Dortmundin dhe ishte një lojtar i lirë, shkruan Reporteri.net

    Ai ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë më 2014, derisa ka luajtur edhe në Premier Ligë te Chelsea.

    Schurrle e ka konfirmuar pensionimin e tij në një intervistë të dhënë për ‘Der Spiegel’. Ai ka bërë të ditur se pensionimin ishte duke e menduar që një kohë të gjatë.

    “Këtë vendim e kam menduar që një kohë të gjatë. Momentet e këqija po përkeqësoheshin, ndërsa ato të mirat po pakoheshin. Nuk kam më nevojë të duartrokitem”, ka thënë Schurrle.

    “Ti gjithmonë duhet ta luash një rol të caktuar për të mbijetuar në këtë biznes, përndryshe e humb punën dhe s’mund të gjesh tjetër,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!