Tomislav Sorsa është lojtari më i ri i Gjilanit
Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësinë e djathtë, Tomislav Sorsa që së fundi ka qenë pjesë e Osijekut në Kroaci, shkruan Reporteri.net
Më poshtë e keni njoftimin e klubit:
Gjilani siguron shërbimet e mbrojtësit kroat,Tomislav Sorsa
Gjilan, 2 Shtator 2020-Sport Club “Gjilani”, njofton se sot ka arritur ta finalizoj marrëveshjen me futbollistin kroat, Tomsilav Sorsa.
Futbollisti i krahut të djathtë në skuadrën e Gjilanit vie nga skuadra e Superligës kroate, NK Osijek, ku kishte luajtur qysh nga viti 2017.
Në fakt futbollisti 31 vjeçar i lindur në qytetin e Osijekut, karrierën e tijë futbollistike e kishte nisur pikërisht në qytetin e lindjes me skuadrën me po të njejtin emër, NK Osijek, ku fillimisht ishte paraqitur për 10 vite në këtë ekip.
Pas 10 viteve të kaluara në skuadrën e fëmijërisë, Sorsa në edicion 2016-17, ishte transferuar në Superligën rumune në ekipin e njohur CFR Cluj, ku ishte paraqitur 20 herë gjatë atij edicioni.
Pas aventurës një vjeçare në Rumuni, Sorsa në vitin 2017 ishte rikthyer sërish në skuadrën e fëmijërisë, ku kishte kaluar 3 edicione, për tu transferuar në skuadrën e Gjilanit, ku do ti mbrojë ngjyrat kuq e bardh për dy edicionet e ardhëshme.
Sorsa gjithashtu ishte paraqitur për ekipet zingjire të kombëtares kroate, ku ishte i ftuar deri te grupmoshat U-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.