Ylli kosovar do të jetë i lidhur me “Topçinjtë deri në vitin 2025. Me këtë rast dështon edhe përfundimisht “pista” Roma.
Granit Xhaka do ta vazhdojë karrierën në Arsenal. 28 vjeçari ka arritur marrëveshje me “Topçinjtë” për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025. Sipas mediave angleze, në kontratën e re përfaqësuesit zviceran do t’i rritet edhe rroga
Ndërkohë, ai do të mbetet kapiten i “Gunners”, së paku edhe këtë sezon. Eksperienca e Xhakës në Arsenal ka pasur luhatje, por në fund të ditës ai është lojtar i rëndësishëm i londinezëve.
Ylli kosovar ishte pranë transferimit në Romë gjatë kësaj vere. Atë e donte trajneri Jose Mourinho, por palët nuk u morën vesh dhe ky transferim dështoi. Tash e tutje, ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengledbachut do të jetë i fokusuar vetëm tek klubi nga “Emirates Stadium”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.