Liga e Kampionëve do të rikthehet në aksion përsëri më 7 dhe 8 gusht me ndeshjet e 1/16 të cilat nuk kanë mundur të zhvillohen shkaku i pandemisë së Koronavirusit
Me përfundimin e këtyre ndeshjeve Liga e Kampionëve do të vazhdojë me fazën e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finalës, shkruan Reporteri.net
Formati i Ligës së Kampionëve do të jetë më ndryshe shkaku i pandemisë ku çerekfinalet do të luhen në terrene neutrale, pra në Lisbonë të Portugalisë dhe vetëm me nga një ndeshje.
PSG, Leipzig, Atalanta dhe Atletico Madrid janë në çerekfinale, derisa 4 skuadrat tjera do të përcaktohen pasi të luhen ndeshjet e kthimit.
? ONE-HOUR WARNING ?
? Who’s the team to avoid? #UCLdraw
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) July 10, 2020
Bayern Munich-Chelsea, Manchester City-Real Madrid, Barcelona-Napoli, Juventus-Lyon janë sfidat nga 1/16 të cilat nuk janë zhvilluar ndeshjet e kthimit.
Sot është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për ndeshjet çerekfinale, ku na presin përballje shumë interesante.
Më poshtë keni çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve:
Fituesi i ndeshjes Real Madrid/Manchester City – Fituesi i ndeshjes Juventus/Lyon
Leipzig – Atletico Madrid
Fituesi i ndeshjes Barcelona – Napoli – Fituesi i ndeshjes Bayern Munich – Chelsea
Atalanta – PSG.
The UEFA Champions League draw is complete! ?
Who will lift the trophy next month? ??#UCLdraw pic.twitter.com/h7hYwKWw2K
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) July 10, 2020
Çiftet gjysmëfinale:
Manchester City/Real Madrid – Juventus/Lyon – Barcelona/Napoli – Bayern Munich/Chelsea
RB Leipzig – Atletico Madrid – Atalanta – PSG
Finalja:
RB Leipzig – Atletico Madrid – Atalanta – PSG VS Manchester City/Real Madrid – Juventus/Lyon – Barcelona/Napoli – Bayern Munich/Chelsea. /Reporteri.net/