×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Juventus – Napoli zhvillohet me 17 mars

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 12:27

    Është caktuar data e ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit që nuk u zhvillua me 4 tetor 2020.


    Ishin “Napolitanët” që nuk udhëtuan në Torino pasi kishin shumë raste pozitive me COVID-19, shkruan lajmi.net.

    Në fillim, Seria A vendosi që Juventus të fitojë në tavolinë, por pastaj me apelimin e vendimit nga Napoli, u vendos që ndeshja do zhvillohet, por data nuk u caktua.

    Së fundmi, Seria A ka konfirmuar se ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do zhvillohet me 17 mars 2021 me fillim nga ora 18:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!