×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Kosova ngritet për gjashtë pozita në rang listën botërore

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 10:33

    Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe triumfi kundër Bullgarisë në Sofje bëjnë që Kosova të jetë ngritur edhe më lartë në listën e FIFA-s.


    Kosova fiton pikë edhe nga barazimi me malaziasit për shkak se ata shumë më mirë sesa “Dardanët” në këtë listë të FIFA-s. Gjatë muajit qershor, Kosova i zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Grupit A të kualifikimeve të Kampionatin Evropian 2020. Fillimisht, skuadra e Bernard Challandes barazoi me rezultat 1:1 në Podgoricë kundër Malit të Zi, që renditej në pozitën e 51-të.

    Dy pikët e humbura në Podgoricë, Kosova i kompensoi me tre pikë të fituara në Sofje, kur në mënyrë dramatike, në fund të ndeshjes, siguroi fitore me rezultat 3:2 kundër Bullgarisë, që e ndante pozitën e 51-të me Malin e Zi.

    Kosova u anëtarësua në FIFA para tre vjetëve dhe gjatë kësaj kohe ka arritur të ngrihet nga pozita e 190-të në atë të 127-të. Rritjen më të madhe e pati në prill të vitit 2018, kur u ngrit në tabelë për 24 pozita. Që nga atëherë, Kosova gjithmonë është ngritur në këtë tabelë.Hera e fundit që ka rënë në këtë ranglistë ishte në muajin janar të vitit 2018, kur ra për një pozitë më poshtë, ndërsa rënien më të thellë që nga viti 2016 e kishte në prill të 2017-ës, kur ra për gjashtë pozita.

    Ranglista e radhës e FIFA-s do të publikohet më 25 korrik, mirëpo gjatë kësaj kohe Kosova nuk mund të fitojë pikë pasi që nuk do ta zhvillojë asnjë ndeshje deri në shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!