Kampioni i ri i Kosovë, Feronikeli do të debutojë në Ligën e Kampionëve më 25 qershor me ndeshjen ndaj ekipit Santa Coloma nga Andorra.
Feronikeli e ka mësuar emrin e kundërshtarit të parë të rrethit parakualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Drenasi dominoi në IPKO Superligën e Kosovës duke e mbyllur sezonin me 80 pikë pas 33 xhirove të zhvilluara.
Dhe, “Nikli” tash do të luajë në Champions dhe të enjten është zbuluar emri i kundërshtarit.
Ekipi i Zekirija Ramadanit do të përballet me kampionin nga Andorra, Santa Coloma më 25 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Krahas Feronikelit dhe Santa Colomas, në këtë fazë do të luajnë edhe ekipet Lincoln Reds, e Samarinesse.
Siç dihet, faza parakualifikuese e Championsit do të mbahet në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.