×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ky është numri që do të bartë Eden Hazard tek Real Madridi

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 16:24

    Pasi transferoi sulmuesin Luka Jovic nga Eintrachti i Frankfurtit, Real Madridi është vetëm ca orë larg zyrtarizimit të Eden Hazardit si lojtar i ri i ‘Los Blancos’.


    Eden Hazard ka qenë njëra nga ‘telenovelat’ më të gjata në merkato pasi ai lidhet me një kalim tek ‘mbretërit’ tash e dy vite, shkruan Reporteri.net

    Por, kësaj ‘telenovele’ tashmë i ka ardhur fundi pas klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e belgut në ‘Santiago Bernabeu’. Shuma e transferimit thuhet të jetë rreth 88 milionë funte.

    Eden Hazard pritet ta mbajë numrin që e ka mbajtur i pazëvenësueshmi, Cristiano Ronaldo, numrin 7.

    Madje fanella e Eden Hazardit veçse ka dalur në shitje nëpër dyçanet e qytetit të Madridit.

    Kujtojmë që Eden Hazard qëndroi plotë 7 vite në klubin londinez ku arriti të fitojë, dy tituj të Premierligës, dy tituj të Europës, një FA Cup dhe një Carabao Cup./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!