×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ky është trajner i ri i Manchester Unitedit

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 10:42

    Manchester Unitedi ka konfirmuar se trajneri aktual në detyrë dhe ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer, është emëruar në pozitën e trajnerit të “Djajve të kuq” me kontratë trevjeçare.


    Solskjaer i kishte shënuar 126 gola në 366 paraqitje për Manchester Unitedin gjatë viteve 1996 dhe 2007, si dhe ishte trajner i ekipit të rezervave deri në fund të vitit 2010.

    Norvegjezi u emërua trajner në detyrë i “Djajve të Kuq” më 19 dhjetor të vitit të kaluar, rreth 24 orë pas shkarkimit të Jose Mourinhos, dhe i fitoi tetë ndeshjet e tij të para në këtë pozitë.

    Nga gjithsej 19 ndeshjet e zhvilluara që nga atëherë, Solskjaer i fitoi 14 ndeshje, ndërsa i barazoi vetëm dy të tjera, duke marrë më shumë pikë sesa të gjithë klubet e tjera të Premierligës gjatë kësaj kohe.

    “Prej ditës kur erdha, u ndieva në shtëpi në këtë klub të veçantë. Ishte nder të isha lojtar i Manchester Unitedit dhe ta filloja karrierën time këtu. Muajt e fundit kanë qenë një përvojë fantastike”, ka thënë Solskjaer.

    “Dua t’i falënderoj të gjithë trajnerët, lojtarët e stafin për punën që e kemi bërë deri më tani. Kjo është puna për të cilën kam ëndërruar gjithnjë dhe jam shumë i emocionuar për mundësinë për ta drejtuar këtë klub dhe për sjellë suksesin që tifozët tanë të mrekullueshëm e meritojnë”.

    Kur ish-sulmuesi legjendar i “Djajve të kuq” e mori pozitën e trajnerit, klubi i tij ishte i pesti me rekordin më të keq defansiv në Premierligë.

    Por, që nga shkarkimi i Jose Mourinhos dhe emërimi i Solskjaerit si trajner i përkohshëm, Manchester Unitedi i ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje dhe e ka mbajtur portën e paprekur në shtatë prej tyre.

    Gjatë kësaj kohe, vetëm Liverpooli ka rekord më të mirë në mbrojtje se Manchester Unitedi. /express/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!