×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Zyrtare: Lallana largohet nga Liverpooli

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 14:26

    Pas 6 vitesh, Adam Lallana ka vendosur t’i japë lamtumirën Liverpoolit.


    Lajmi është zyrtarizuar nga vetë mesfushori anglez i cili me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram ka komunikuar lamtumirën nga klubi ku arrite të fitonte një titull kampion por edhe një Champions League.

    Falenderime të shumta nga ish-mesfushori i Southampton që tashmë do të provojë një eksperiencë të re.

    “Asgjë tjetër përveçse dashurisë dhe vlerësimit në këto 6 vite. Faleminderit të gjithë njerëzve që bënë të ndihem si në shtëpi”, shkruan Lallana.

    Lallana luajti gjithsej 178 ndeshje me Liverpoolin. Në 3 sezonet e fundit, ai aktivizohej nga Jurgen Klopp si lojtar stoli.

    https://www.instagram.com/p/CDCMfnonI5I/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!