×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Lampard rikthehet në Chelsea

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 14:51

    Chelsea ka njoftuar se Frank Lampard është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

    Ky është një rikthim në “Stamford Bridge” për anglezin, pasi e kishte drejtuar Chelsean në 84 ndeshje, duke përfshirë edhe një finale të FA Cup.

    Pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali u shprehën të lumtur me rikthimin e Lampardit në krye të skuadrës.

    “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Frankun në “Stamford Bridge”. Frank është një një legjendë e këtij klubi. Ndërsa vazhdojmë procesin tonë kërkues për një trajner të përhershëm, ne duam t’i ofrojmë klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Ne duam t’i japim vetes shans për sukses dhe Frank ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë që na duhen për të na çuar në rrugën e duhur”, thanë ata.

    Lampard do të debutojë të shtunën kundër Wolves në Premier Ligë dhe më pas vjen ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit javën e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!