Ermir Lenjani është zyrtarisht lojtari më i ri i Grasshopper.
Është vetë klubi zviceran që e konfirmon lajmin teksa përmes një video të postuar në faqen zyrtare, i uron 31-vjeçarit mireseardhjen në klub.
Pas aventures së tij tek Sion po në kampionatin zviceran, aty ku qëndroi për 3 sezone. Në 83 ndeshje në total mesfushori shënoi 14 gola.
Ndërkohë që përvoja e tij tek ky klub bëri që lojtari të përfshihej edhe në një situatë të çuditshme me presidentin e klubit që gjatë kohës së izolimit për shkak të Covid-19 ndërpreu marrëveshjen me 9 lojtarë mes të cilëve ishte dhe Lenjani dhe më pas e riktheu sërish në skuadër.
Sidoqoftë, tashmë, Lenjani është gati për të nisur një aventure të re.
Mbrojtesi kuqezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Grasshopper dhe shpreson që të tregojë një formë të mirë duke e ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave sezonalë dhe në rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit zviceran pas Grasshopper aktualisht luan në Challenge League.
Ndërkohë që 31-vjeçari ka qenë edhe më herët pjesë e Grasshopper, ne sezonin 2010-2011.
Futbollisti i kombëtares në të kaluarën përveç Grasshopper dhe Sionit ka luajtur edhe për skuadra si, Ëinterthur, St. Gallen, Rennes dhe Nantes në Francë. /SS/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.