Liria ka njoftuar se ka bërë disa përforcime për pjesën e dytë të sezonit.
Klubi nga Prizreni që garon në Ligën e Parë (Grupi A) të Kosovës, po tenton që të rikthehet në elitën e futbollit vendor.
Për të realizuar një gjë të tillë, Liria ka bërë disa transferime, pasi aktualisht janë në vendin e gjashtë me 17 pikë, nëntë më pak se lideri Dukagjini.
Njoftimi i plotë:
Këto janë përforcimet e Lirisë
Pas ardhjes së kryetrajnerit Naci Sensoy, klubi ka sjellë edhe përforcime.
Deri tani skuadrës i jan bashkuar: Martin Kovachev, qendërmbrojtës (Makedonija G.Petrov), Miljan Vlaisavljeviç, mesfushor krahu/sulmues, e Borislav Bladzhiyski, mesfushor. Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji, mesfushori, Roni Gashi e sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj.
Albin Berisha, ka vazhduar huazimin nga Ballkani edhe për pjesën pranverore.
‘Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendër sulmues dhe një mbrojtës’, ka thënë kryetari Qemal Krasniqi, me rastin e prezantimit.
Liria nga 7 janari ka nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror.
Nga fundi muajit, Liria udhëton më Durrës, në përgatitje dy javore.
Nga klubi me marrëveshje janë liruar:Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha (i huazuar në Fc Prizreni).
Ndihnës të Naci Sensoyt, janë:Bedredin Gjinali, Blerim Zherka(trajner i portierëve) dhe Fatih Karahoda, trajner kondicional.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.