Romelo Lukaku edhe zyrtarisht është lojtar i Chelsea. Blutë e Londrës e kanë kthyer në ekip sulmuesin pas një sezoni të mirë që pati në Serie A.
Chelsea e ka kompletuar nënshkrimin me Romelu Lukaku nga Interi për 98 milionë funte, apo 115 milionë euro duke e kthyer atë në Stamford Bridge pas dy sezoneve që pati në Serie A.
Lukaku, i cili luajtur për Blutë në vitin 2011 dhe 2014, ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me kampionët e Europës dhe do të shihet se a do të mbetet në Londrën perëndimore deri më 2026.
Interi fillimisht nuk deshi t’i ndajë rrugët me asetin e tyre kryesor, por nuk arriti që ta refuzojë ofertën joshëse të Chelsea derisa klubi i tyre po kalon në një krizë financiare. 28 vjeçari është zyrtarizuar sot para fillimit të sezonin 2021-22 në Angli.
“Jam i lumtur dhe i bekuar që jam kthyer në këtë klub të mrekullueshëm”, tha Lukaku në një deklaratë për faqen e klubit. “Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua: Si fëmijë erdha këtu dhe ju me mësuat të luajë, tani po kthehem si një lojtar shumë më i pjekur dhe me përvojë shumë më të madh”.
“Marrëdhëniet që kam me këtë klub do të thonë shumë për mua, siç e dini. E kam mbështetur Chelsea si fëmijë dhe tani jam kthyer dhe do të përpiqem t’i ndihmojë ata që të fitojnë sa më shumë tituj”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.