×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Marco Giampaolo emërohet trajner i ri i Milanit

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 20:50

    Milani edhe zyrtarisht e ka emëruar Marco Giampaolon në postin e trajnerit të klubit. Ish-trajneri i Sampdoria ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi për një vjet tjetër, me klubin kuqezi.


    Giampaolo e ndërpreu kontratën e tij me Sampdorian pas tri sezoneve dhe tani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Milanin, nga e cila do t’i fitojë dy milionë euro në sezon.

    Giampaolo bëhet trajneri i 60-të i Milanit në histori të klubit, ndërsa i teti që prej shkarkimit të Massimiliano Allegrit në janar të vitit 2014.

    51-vjeçari u lind në Zvicër dhe i kaloi tetë vjet si ndihmës trajner i Giovanni Galeones, Aldo Agroppit, Edi Rejës, Carlo Mazzones dhe Nereo Roccos, para se na niste zejen e trajnerit më 2004 te Ascoli.

    Ai ka qenë trajner i Cagliari, Siena, Catania, Cesena, Brescia,Cremonese, Empoli dhe i Sampdorias që prej vitit 2016.

    Giampaolo e zëvendëson Gennaro Gattuson, i cili e udhëhoqi Milanin drejt vendit të pestë në Serie A dhe gjysmëfinales në Kupën e Italisë këtë sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!