Milani ka bërë të ditur se e ka transferuar në formë permanente mbrojtësin e huazuar nga Sevilla, Simon Kjaer, për një shumë që raportohet të jetë 3.5 milionë euro.
Ish-mbrojtësi i Atalantas u transferua në Milan në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubit kuqezi iu dha opsioni për ta blerë danezin në fund të periudhës së huazimit dhe Milani ka vendosur t’i investojë 3.5 milionë eurot e nevojshme për ta mbajtur qendërmbrojtësin, transmeton Express.
Official Statement: @simonkjaer1989 ➡️ https://t.co/HWXtKwfjCJ
Comunicato Ufficiale: Simon Kjær ➡️ https://t.co/y2iVc6phL5 #SempreMilan pic.twitter.com/nDb8FV8SFV— AC Milan (@acmilan) July 15, 2020
Afati i fundit kohor që Milani e ka për shfrytëzimin e opsionit për blerjen e Kjaer skadonte sot, mirëpo kuqezinjtë e arritën marrëveshjen për transferimin e futbollistin të martën, kur u pajtuan për detajet me Sevillën.
Kjaer ka luajtur në 14 ndeshje të Serisë A që nga transferimi i tij në janar dhe e ka zënë vendin në formacion si njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit si dhe partneri kryesor i Alessio Romagnolit.
Kjaer tani bëhet lojtar i dytë i huazuar nga Milani që fiton kontratë permanente në klub këtë muaj, pas Alexis Saelemaekers.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.