Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.
Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç kishte njoftuar më herët ministrja Manastirliu.
Një lajm pozitiv ky për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve.
Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor, data këto në pritje të zyrtarizimit nga Ministria.
Më poshtë është edhe dokumenti me urdhërin e ministres, Ogerta Manastirliu, që lejon stërvitjen e spotistëve në ambiente të hapura. Aktivitetet sportive dhe stërvitjet në ambiente të mbyllura do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.