Tashmë nuk ka më dyshime, Nazmi Gripshi është lojtari më i Ballkanit. Sulmuesi largohet kështu nga Skënderbeut për të firmosur në Superligën e Kosovës.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi Kosovar në faqen zyrtare teksa njofton se pas negociatave me korçarët është arritur marrëveshja që Gripshi të firmos me Ballkanin.
Durrsaku ka firmosur për dy sezone me opsion edhe për të vazhuar më tej aventurën e tij.
Postimi i Ballkanit:
Nazmi Gripshi vishet portokall,
Pas negociatave të gjata ndërmjetë KF Skënderbeu-t nga Korça, arritëm marrëveshjen për pronësinë e kartonit të futbollistit Nazmi Gripshi.
Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i FC Ballkani-t për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi.
“Jam i lumtur qe u bëra pjesë e klubit të FC Ballkani, falenderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm.
Kurse tani shfletojmë një faqe te re, ku falenderoj z.Arsim Kabashi për vlerësimin dhe dëshiren e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkani-t “.
Përfundoi Gripshi.
Mirësevjen Gripshi
Na priftë e mbara
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.