×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Pasi u largua nga City, Company i bashkohet klubit të ri

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 12:25

    Vincent Company i ka dhënë lamtumirën e fundit tifozëve të Manchester Cityt të shtunën, pasi ata fituan FA Cup.


    Sot përmes një postimi në facebook, Company ka njoftuar tifozët se ai po largohet nga Manchester City pas 11 viteve të kaluara në klub, shkruan Reporteri.net

    Ndërsa, pak minuta më parë ai poashtu ka zyrtarizuar ekipin e tij të ri ku do ta vazhdojë karrierën dhe ka befasuar të gjithë me vendimin e tij.

    Company do t’iu bashkohet skuadrës belge Anderlecht në rolin e lojtarit dhe të trajnerit.

    Kujtojmë që Company ka fituar 10 trofe gjatë kohës sa ishte në Etihad, duke arritur që ta fitojë Premierligën 4 herë si kapiten i skuadrës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!