Leutrim Kryeziu do të jetë pjesë e Prishtinës për edicionin e ri
Kryeziu është pjesë e Luganos, që luan në elitën e futbollit zviceran, por për këtë sezon ai është huauzuar te Prishtina, shkruan Reporteri.net
21 vjeçari është prezantuar sot në stadiumin Fadil Vokrri dhe kjo është bërë e ditur me anë të një postimi nga faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook.
Ky është postimi i FC Prishtinës:
Kryeziu përforcon Prishtinën
Reparti i sulmit forcohet me futbollistin e Luganos
Prishtinë, 28 gusht 2020 – Sulmuesi i Luganos, anëtare e elitës së futbollit zviceran, është pajtuar me ofertën e FC Prishtina që për një vit, konkretisht në edicionin 2020/21, të na huazoj sulmuesin, Leutrim Kryeziu.
Kryeziu, 21 vjeç, i lindur më 25.01.1999, 181 cm, luan në pozitën e sulmuesit. Në edicionin në 2019/20 ka qenë i huazuar në Ligën e parë të Zvicrës te skuadra e Chiaso-s.
Me Lugaon ka një paraqitje zyrtare, ndërsa mbetët i pa harruar goli i shënuar ndaj Inter-it të Milanit në miqësoren ndërmjet dy klubeve.
Me U21 të Luganos nga 19 paraqitje ka shënuar 19 gola.
Me Kosovën U19 nga 6 paraqitje ka shënuar 5 gola.
Kurse, si anëtar i Dritës para se të transferohej në Lugano, nga 57 ndeshje zyrtare ka shënuar 8 gola.
“Ishte kërkesa e Fisnik Kërçelit dhe insistimi tij në klubin e Luganos që të vijë të ndihmoj Prishtinën gjatë një edicioni. Me Prishtinën e besoj se do të kem një të ardhme shumë të mirë. Pres rezultate të mira dhe të arrijmë objektivat. Më gëzon fakti që i gjithë ekipi më ka pritur shumë ngrohtë, është atmosferë e mirë, ka futbollistë me cilësi dhe me konkurrencë”, ka thënë 9-shi i ri i skuadrës, Leutrim Kryeziu.