Primeira Liga do ta rifillojë sezonin më 4 qershor, ka njoftuar liga elitare portugeze.
Liga elitare e Portugalisë u pezullua më 12 mars për shkak të pandemisë koronavirus, transmeton Gazeta Express.
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, e dha dritën e gjelbër muajin e kaluar që kampionati të rifillojë pa shikues në stadiume nga 30 maji, por liga ka vendosur të kthehet vetëm pak ditë më vonë.
Në një komunikatë për media, Liga portugeze njoftoi se java e 25-të e kampionatit 2019/20 do të luhet më 4 qershor.
Porto është lider me një pikë më shume se Benfica, kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u zhvilluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.