×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ronaldo nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Manchester Unitedin

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 11:11

    Manchester Unitedi ka njoftuar edhe zyrtarisht se e ka riblerë Cristiano Ronaldon nga Juventusi për 23 milionë euro.


    Cristiano Ronaldo ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Manchester Unitedin, me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër, njofton klubi.

    Unitedi njoftoi në uebsajtin e klubit: “Manchester Unitedi është i lumtur të konfirmoj se ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Cristiano Ronaldon, me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër”.

    Ronaldo i kaloi tri vjet në Juventus, duke i fituar dy tituj në Serie A, por këtë verë zgjodhi të kthehet në Old Trafford për shkak të dështimit të bardhezinjve për të luftuar për trofe të mëdhenj.

    36-vjeçari ishte pjesë e Unitedit në të kaluarën, pasi i kaloi gjashtë vjet në Old Trafford, duke i shënuar 118 gola në 292 ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!