Maurizio Sarri është larguar sot nga skuadra londineze Chelsea, për t’iu bashkuar skuadrës nga Torino, Juventus.
Klubet kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së Sarrit me Chelsean, kontratë kjo që kishte edhe dy vite, shkruan Reporteri.net
Italiani do t’iu bashkohet gjigantëve të Serie A, Juventus, pasi klubi torinez mbeti pa trajner, kur panë që Allegri u largua në përfundim të sezonit.
Ishte vet dëshira e italianit që të largohej nga Chelsea, kështu ka konfirmuar edhe drejtoresha e Chelseas, Marina Granovskaia, e cila ka pohuar se pas përfundimit të finales së Europaligës, Sarri kishte komunikuar dëshirën për rikthim në Itali.
Sarri u transferua në Londër vitin e kaluar. Ai arriti që brenda një sezoni të prekë dy finale, një në Kupën e Ligës të cilën e humbi nga Manchester City, ndërsa një tjetër në Europaligë të cilët e fitoi ndaj Arsenalit.
Italiani ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Juventusin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.