×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Sezoni i ri i Serie A nis më 19 shtator

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 21:54

    Sezoni 2020-2021 i Serie A nuk do të nisë më 12 shtator siç u përfol fillimisht, por një javë më vonë më 19 shtator.


    Zyrtarizimi ka ardhur nga liga italiane e futbollit, një vendim ky që u jep 7 ditë më shumë kohë skuadrave të kampionatit italian për t’u përgatitur për edicionin e ri futbollistik.

    Pas diskutimeve të shumta mes ligës së futbollit, federatës italiane dhe klubeve të Serie A, u arrik akordi që kampionati i ardhshëm të startojë më 19 shtator.

    Disa prej skuadrave më të mëdha në Apenine si Juventusi, Milani, Lazio e Atalanta dëshironin që kampionati i ri të niste më 12 shtator menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve, por gjuha e përbashkët u gjet për 19 shtatorin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!